Çfarë thotë Suarez për flokët e Leo Messit? (Foto)
Barcelona është nisur për Angli, aty ku do t’i zhvillojë një pjesë të përgatitjeve parasezonale
Ekipi i është bashkuar edhe Lionel Messi, i cili u rikthye më herët në pushimet. Messi u rikthye me një befasi që pushtoi rrjetet sociale, ai kishte ngjyrosur flokët në të bardha.
I lumtur për ribashkimin me Leo Messin pas pushimeve verore, sulmuesi Luis Suarez, postoi një fotografi rrugës për Angli. Ai nuk ka lënë pa komentuar edhe dukjen e re të pesë herë fituesit të Topit të Artë.
“Duke shkuar në Angli. Vazhdojmë me parasezonin dhe miku im me dukjen e tij të re”, shkroi Suarez në rrjetet sociale.
(Kosova Sot)