Mourinho flet për herë të parë për zënkën që ndodhi në tunel të ‘Old Traford’
Jose Mourinho ka folur për herë të parë për sherrin e madh që ndodhi mes skuadrës së tij dhe asaj të Manchester Cityt pas ndeshjes.
Ai thotë se kjo ka të bëjë me shumëllojshmërinë dhe kulturën.
Të dyja klubeve Federata Angleze u ka kërkuar informacione shtesë për atë që ndodhi në tunelin e ‘Old Trafford’, pas fitores së mysafirëve me rezultat 2-1.
Në fillim Jose Mourinho hezitoi të flas për këtë gjë.
Ndeshja mes United dhe City ishte e luftuar
“E vetmja gjë që mund të them është se kishte dallim në sjellje dallim në edukim. Vetëm kjo dhe asgjë më shumë se kaq”, ka thënë Mourinho.
“Kur humbet, ke më shumë dëshirë për të fituar ndeshjen e radhës”.
Mourinho do fitore në ndeshjen e radhës (Getty Images)
“Numri i pikëve që kemi, sezonin e kaluar kishim shtatë pikë më pak. Sezonin e kaluar barazuam brenda ndaj Bournemouth. Tani le të mundohemi të bëjmë më mirë se sezonin e kaluar”, ka thënë Mou.
(Kosova Sot)