Interi marrëveshje me yllin e Serisë A, falë ish-juventinit
Menaxheri i përgjithshëm i sapo emëruar i Interit, Beppe Marotta, ka arritur marrëveshje në parim me Lazion për mesfushorin serb Sergej Milinkovic-Savic, raportojnë mediat italiane.
Sipas Corriere della Sera, Marotta do të t’ua konfirmojë drejtuesve të Interit në ditët në vazhdim se objektivi i tij kryesor për afatin kalimtar të verës
Gazeta shpjegon se 61-vjeçar tashmë ka mbajtur bisedime me presidentin e Lazios, Claudio Lotiton për transferimin e serbit edhe në kohën kur ishte pjesë e Juventusit.
Për më tepër, Marotta ka lidhje të favorshme me Lotiton, i cili në gusht e kishte refuzuar një ofertë nga një klub tjetër për shkak të marrëveshjes së dyshes.
(Kosova Sot)