Vedat Muriqi kërkohet nga dy klubet të Serie A

  • 27 June 2019 - 14:05
Vedat Muriqi kërkohet nga dy klubet të Serie A

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi ka oferta edhe nga jashtë Turqisë, më konkretisht nga kampionati italian, Serie A.

Forma e mirë e Vedat Muriqit në sezonin e shkuar ka bërë që klubet më të mëdha turke, Galatasaray dhe Fenerbahce të shprehin interesim për të.

Por, sot në Itali raportojnë që për Muriqin ka interesim edhe nga Serie A, më konkretisht nga Sassuolo dhe Torino. 

Tuttomercatoweb shkruan që të dyja klubet janë duke e përcjellë situatën e Muriqit dhe shumë shpejt mund të ketë edhe oferta zyrtare për 24-vjeçarin.

Muriqi ka realizuar 17 gola dhe 8 asistime në sezonin e shkuar në Super Ligën e Turqisë me skuadrën e Rizespor.

(Koosva Sot Online)