Messi e gëzon Barcelonën

  • 21 August 2019 - 21:25
Messi e gëzon Barcelonën

Lionel Messi u rikthye në stërvitje me bashkëlojtarët e vet të Barcelonës të mërkurën pasdite, gjë që e gëzon trajnerin Ernesto Valverde, i cili mund ta ftojë atë për ndeshjen e fundjavës kundër Real Betisit në La Liga.

Kampioni në fuqi i Spanjës Barça e pret të dielën në mbrëmje Betisin, në javën e dytë të sezonit të ri në ligë, pas humbjes befasuese ndaj Athletic Bilbaos në ndeshjen hapëse, në mungesë të Messit.

Superylli argjentinas e kishte dëmtuar kofshën në seancën e parë stërvitore me klubit që prej rikthimit nga pushimi, dhe që prej atëherë ka stërvitur i veçuar.

Megjithatë, sot pasdite, ai iu bashkua grupit në stërvitje, duke i dhënë shpresa të mëdha Valverdes që do të mundë ta përdorë atë në ndeshjen e radhës, sidomos duke parë mungesat e mëdha në sulm. 

Luis Suarez dhe Ousmane Dembele u dëmtuan para pak ditësh dhe do të mungojnë, prandaj sulmuesi i vetëm pa probleme te Barça tani është Antoine Griezmann.

Megjithatë, atij pritet t’i bashkohet Messi në vijën e sulmit të dielën.

(Kosova Sot Online)