Zouma në stilin e një super sulmuesi, driblimi i katër lojtarëve kundërshtarë ngriti në këmbë tifozët
Kurt Zouma ka bërë një driblim interesant duke kaluar gjysmën e fushës dhe kaluar disa lojtarë kundërshtarë në ndeshjen ndaj Ajaxit.
Vrapimi befasues i Zoumas nga gjysma e fushës i kishte ngritur në këmbë tifozët e Chelseat në barazimin 4-4 kundër Ajaxit dhe ai gati sa nuk e mbylli me gol atë. Chelsea e gjeti veten në disavantazh 3-1 pas pjesës së parë, ndërsa në fillim të pjesës së dytë pranon edhe golin e katërt. Nevojitet një stimul i madh për ta kthyer Chelsean në binar dhe për të ngritur në këmbë turmën në Stamford Bridge.
Zouma e mori përgjegjësinë për ta bërë këtë dhe ai dribloi katër lojtarë të Ajaxit, duke prodhuar një super aksion, por fatkeqësisht gjuajtja e tij nuk e gjeti cakun.Driblimeve të francezit nuk i rezistoi as trajneri i Bluve, Frank Lampard, i cili u pa duke buzëqeshur pas veprimit të mbrojtësit të tij.
Tifozët në Twitter gjithashtu e pëlqyen vrapin befasues të Zoumas dhe përpjekjen për të provuar ta rikthejnë Chelsean në lojë.
(Kosova Sot Online )