Zyrtare: Bundesliga rifillon më 16 maj dhe mbaron më 27 qershor

  • 07 May 2020 - 17:17
 Zyrtare: Bundesliga rifillon më 16 maj dhe mbaron më 27 qershor

Edhe zyrtarisht sezoni 2019/20 në Bundesligë do të rifillojë më 16 maj dhe do të mbarojë më 27 qershor.

Futbolli në Gjermani u pezullua në mes të muajit mars, si pasojë e pandemisë koronavirus me të cilën janë infektuar mbi 150 mijë persona në këtë vend deri tani.

Gati 6.300 persona kanë vdekur nga kjo sëmundje deri tani në Gjermani.

Bundesliga është liga e parë nga pesë ligat kryesore evropiane që e ka marrë pëlqimin për ta rinisur sezonin, që prej se pandemia koronavirus e pezulloi futbollin.

Bundesliga e publikoi sot pasdite listën me ndeshjet e mbetura të këtij sezoni dhe tani mësohet se sezoni do të rifillojë nga java e 26-të më 16 dhe jo më 15 maj siç u raportua dje.

Ndeshjet do të zhvillohen në ditët të shtuna, diela dhe hëna.

Sezoni do të përfundojë të dielën më 27 qershor pasi të jenë kompletuar të gjitha 34 javët.

(Kosova Sot Online)