Nisja e sezonit në Ligue 1 në rrezik, disa lojtarë infektohen me koronavirus

  • S.A /
  • 17 August 2020 - 12:38
Nisja e sezonit në Ligue 1 në rrezik, disa lojtarë infektohen me koronavirus

Vetëm 5 ditë para nisjes së sezonit të ri në France, Olimpique Marseille ka njoftur se dyshohen pozitivë me Koronavirus 3 pjesëtarë të këtij klubi.

E gjithë skuadra do të bëjë tamponët dhe nëse këto raste do të konfirmohen me COVID-19, vihet në diskutim ndeshja e parë e kampionatit, kundër Saint Etienne.

Vetëm pak ditë më parë, Marseille anuloi miqësoren me Suttgartin për faktin se pasi një rast të konfirmuar pozitiv me Koronavirus.

Drejtuesit e klubit kanë vendosur ta anulojnë seancën stërvitore të paradites së kësaj të hënë, në pritje të rezultateve të testeve të fundit.

(Kosova Sot Online )