Momenti i frikshëm kur Valentino Rossi i shpëtoi mrekullisht vdekjes në aksidentin e dy motoçiklistëve në garën e Austrisë

  • S.A /
  • 18 August 2020 - 11:25
Momenti i frikshëm kur Valentino Rossi i shpëtoi mrekullisht vdekjes në aksidentin e dy motoçiklistëve në garën e Austrisë

Valentino Rossi i ka shpëtuar vdekjes për disa centimetra, pasi dy motoçiklistë të MotoGP janë përplasur gjatë garës për çmimin e madh të Austrisë.

Franco Morbidelli dhe Johann Zarco kanë pasuar një aksident të frikshëm me njëri-tjetrin pas përplasjes së motoçikletave të tyre.

Motoçikletat e tyre u shkatërruan, mirëpo ata fatmirësisht kanë shpëtuar me lëndime të lehta.

Pasi motoçiklistët ranë anash motoçikletat e tyre fluturuan drejt pistës duke u shpërndarë në copa, ndërkohë që afroheshin vozitësit tjerë.

Mrekullisht, të dyja motoçikletat nuk e përplasën kampionin nëntëfishtë botëror, Valentino Rossi, i cili shpëtoi për një fije teksa ecte me shpejtësi prej 320 km/h.

Në rast të goditjes eventuale, padyshim që italiani do të kishte pësuar lëndime serioze në atë shpejtësi.Xhirimet nga motoçikleta në helmetën e Rossit kanë treguar se sa afër ishte që të goditje nga motoçikletat, por ka shpëtuar për mrekulli.

(Kosova Sot Online )