Duket se Higuain s’e ka ndërmend të lëviz vendi: Kam kontratë me Juventusin

  • S.A /
  • 18 August 2020 - 12:03
Duket se Higuain s’e ka ndërmend të lëviz vendi: Kam kontratë me Juventusin

Sulmuesi i Juventusit, Gonzalo Higuain, e ka pranuar se nuk dëshiron të kthehet në Argjentinë dhe ka nënvizuar se e ka edhe një vit kontratë në Torino.

Higuain përballet me të ardhme të pasigurt në Allianz Stadium, por thotë se nuk do ta marrë asnjë vendim pa u takuar me trajnerin e ri të bardhezinjve, Andrea Pirlon. “Jam mirë tani. Do të pushoj dhe do të mendoj. Më 24 kthehem në stërvitje dhe ende e kam edhe një vit kontratë në Itali”, tha Higuain për Fox Sports.

“Duhet të njoftohem me trajnerin e ri dhe të shoh se çfarë do të ndodhë”, shtoi ai.

I pyetur për një kthim të mundshëm në River Plate: “Nuk më mungon futbolli argjentinas, më pëlqen ta shikoj, por jo”.

(Kosova Sot Online )