Igli Tare me akuza të rënda për David Silvan: Kam respekt si lojtar, por jo si njeri

  • S.A /
  • 18 August 2020 - 13:17
Igli Tare me akuza të rënda për David Silvan: Kam respekt si lojtar, por jo si njeri

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare ka akuzuar rëndë David Silvan për sjelljen e tij,  pasi ka dëgjuar për transferimin e tij në Real Sociedad.

Lojtari ishte afër Lazios, por që Silva u kthye në Spanjë, duke e zyrtarizuar transferimin si lojtar i lirë në Real Sociedad.

Marrëveshja me Lazion ishte kryer javën e shkuar dhe testet mjekësore ishin kryer në Romë, ndërsa lojtari do të fitonte një marrëveshje me vlerë 4 milionë euro në vit plus shpërblime.

Sipas Sky Sport Italia, lojtari nuk i kishte treguar Lazios që ai kishte nënshkruar me klubin e La Ligas dhe Tare e zbuloi pasi Sociedad lëshoi deklaratën zyrtare mbrëmë.

“Mësova për transferimin e David Silva në Real Sociedad”. “Kam shumë respekt për të si lojtar, por jo si njeri”, ka thënë drejtori sportiv në një deklaratë për faqen zyrtare të Lazios.

(Kosova Sot Online )