PSG deklason Leipzig, shkruan historinë duke kualifikuar në finale të Ligës së Kampionëve

  • A.P /
  • 18 August 2020 - 23:00
PSG deklason Leipzig, shkruan historinë duke kualifikuar në finale të Ligës së Kampionëve

Paris Saint-Germain është kualifikuar në finale të Ligës së Kampionëve për herë të parë në histori të klubit. Ata kanë mposhtur me rezultat 3-0 skuadrën tjetër të re gjermane, RB Leipzig për të kaluar në finale të Ligës së Kampionëve.

PSG nuk e ka pasur aspak problem që ta eliminojë nga Liga e Kampionëve skuadrën gjermane RB Leipzig duke e mposhtur me rezultat 3-0.

Investimet e mëdha në këtë skuadër, që janë bërë sidomos në tri vitet e fundit, kanë bërë që ato të shpaguhen pasi që Neymar me shokë ka arritur në finale të kësaj gare.

Pjesa e parë nisi totalisht në dominim të PSG të cilët edhe vinë të goli pas një ndërprerje.

Një krosim i Neymar brenda në zonë në minutën e 13, gjen mirë kokën e mbrojtësit Marquinhos i cili shënon për rezultat 1-0.

(Kosova Sot Online)