“Liga e Kampionëve është garë për lojtarët e mëdhenj” – Tuchel vlerëson lartë paraqitje e Di Marias, Mbappes dhe Neymarit

  • S.A /
  • 19 August 2020 - 08:21
“Liga e Kampionëve është garë për lojtarët e mëdhenj” – Tuchel vlerëson lartë paraqitje e Di Marias, Mbappes dhe Neymarit

Thomas Tuchel ka vlerësuar lartë paraqitjen e lojtarëve të tij në fitoren 3-0 të Paris Saint-Germainit ndaj Rasenball Sport Leipzig në Ligën e Kampionëve.

Skuadra franceze arriti të kualifikohej për herë të parë në histori të tyre në finalen e garës më të madhe për klube në Evropë.

Tuchel pas ndeshjes tha se ai është i kënaqur me lojën që kanë bërë Angel Di Maria, Neymar dhe Kylian Mbappe.

“Është e pabesueshme! Do të jemi këtu për të luajtur në finale. Skuadra luajti mjaftë mirë”, ka thënë Tuchel.

“Ne treguam kualitetet tona, ishim të uritur dhe të vendosur të fitonim. Ishte një paraqitje brilante nga Di Maria,Neymar dhe Mbappe”.

“Edhe pjesa tjetër natyrisht, pasi jemi duke luajtur të gjithë së bashku dhe shpresojmë që ta fitojmë finalen”, ka shtuar më tej ai.

(Kosova Sot Online )