Prishet festa e PSG-s, policia ndërhynë me gaz lotsjellës për t’i shpërndarë tifozët

  • S.A /
  • 19 August 2020 - 08:41
Prishet festa e PSG-s, policia ndërhynë me gaz lotsjellës për t’i shpërndarë tifozët

Paris Saint-Germain arriti të shkruante mbrëmë histori, pasi ishte hera e parë për ta që do të luajnë në finalen e Ligës së Kampionëve.

Skuadra franceze fitoi 3-0 kundër Rasenball Sport Leipzig në gjysmëfinale me golat e Marquinhos, Angel di Marias dhe Juan Bernat.

Por, pamje jo edhe aq të mira janë publikuar nga Parisi, aty ku tifozët kishin dalë të festonin suksesin e skuadrës së tyre.

Mirëpo, policia franceze nuk ka treguar mëshirë për ta, duke i sulmuar me gaz lotsjellës, në mënyrë që të shpërndaheshin.

Me gjasë ky intervenim i policisë u bë për shkaku të kujdesit ndaj COVID-19 dhe mos të lejohej mbledhja në publik e tifozëve.

Kujtojmë se PSG do të përballet me fituesin e duelit që zhvillohet sonte në mes të Bayern Munichut dhe Lyonit.

(Kosova Sot Online )