Andrea Petagna i NapoliT rezulton pozitiv me COVID-19

  • S.A /
  • 20 August 2020 - 16:23
Andrea Petagna i NapoliT rezulton pozitiv me COVID-19

Napoli ka konfirmuar se Andrea Petagna ka rezultuar pozitiv në testet për coronavirus.

Ish-sulmuesi i SPAL-it iu bashkua Partenopei në muajin janar, mirëpo ishte huazuar menjëherë te Biancazzurri. Petagna, i cili pritet ta fillojë kapitullin e ri në karrierën e tij në sezonin e ardhshëm, ka dalë pozitiv me COVID-19.

“Andrea Petagna ka rezultuar pozitiv me COVID-19 pas kërkesës për testes mjekësore, duke qenë se vëllai i tij kishte dalë pozitiv”.

“Petagna, i cili është asimptomatik, e ka nisur periudhën e karantinimit në shtëpi dhe më pas do t’i bashkohet skuadrës nëse testi i radhës del negativ”, thuhet në njoftimin e Napolit.

(Kosova Sot Online )