Manchester United e ka seriozisht për Kanten

  • S.A /
  • 21 August 2020 - 10:05
Manchester United e ka seriozisht për Kanten

N’Golo Kante mund të përfundojë në Old Trafford.

Manchester United e ka seriozisht për mesfushorin francez që ka pasur një sezon me ulje-ngritje te Chelsea.

Kante ka vuajtur nga lëndime të shumta sezonin që sapo lamë pas dhe Frank Lampard tashmë ka ndërtuar një skuadër pa të në 11-she.

Kante ka ndërtuar një dyshe fantastike me Paul Pogbën te Franca të cilat së bashku e i ndihmuan gjelat të triumfojnë në Kupën e Botës në vitin 2018.

Solskjaer e do mesfushën e Francës së bashku edhe te “Djajtë e kuq” dhe një ofertë e mirë, mund t’i bindë Blutë e Londrës që të heqin dorë nga 29 vjeçari.

Kante ka vuajtur nga lëndime të shumta sezonin 2018/2019, megjithatë gjithçka i takon të kaluarës dhe edhe në mendjen e tij ekziston ndryshime andaj edhe futbollisti mund të kënaqet me idenë e ndërrimit të ambientit, ndryshimit të skuadrës.

(Kosova Sot Online )