Superliga e Australisë zgjedh formacionin e sezonit, kosovari Besart Berisha në krye të sulmit

  • S.A /
  • 21 August 2020 - 12:38
Superliga e Australisë zgjedh formacionin e sezonit, kosovari Besart Berisha në krye të sulmit

Superliga e Australisë ka zgjedhur formacionin më të mirë të sezonit 2019/20, ku pjesë e tij është edhe sulmuesi nga Kosova, Besart Berisha. A-League ka mbyllur sezonin e rregullt dhe tashmë po zhvillohet faza ‘Play-Off’ për të gjetur kampionin e sezonit.

Megjithatë, kjo nuk i ka ndaluar drejtuesit të zgjedhin formacionin më të mirë të sezonit 2010/20. Pjesë e këtij formacioni është edhe sulmuesi nga Kosova, Besart Berisha, i cili ka qenë ndër më të mirët këtë sezon në A-League. Ndryshe, Berisha ka qenë i papërmbajtshëm edhe këtë sezon me golat e shënuar. Djaloshi prishtinas ka shënuar plot 19 gola në 26 ndeshje me Western Unitedin.

(Kosova Sot Online )