Lojtarët serbët duan të hyjnë si VIP-a në Shqipëri, por ja çfarë është vendosur

  • S.A /
  • 22 August 2020 - 10:05
Lojtarët serbët duan të hyjnë si VIP-a në Shqipëri, por ja çfarë është vendosur

Crvena Zvezda do të jetë në Tiranë ditën e hënë, ashtu siç është parashikuar. Skuadra serbe do të vendoset në një nga hotelet e kryeqytetit. Në komunikimet që kanë pasur me palën shqiptare mësohet se serbët kanë dashur kushte shtesë. Kanë kërkuar një hyrje speciale nga VIP-i.

Një kërkesë e tillë është bërë për çështje sigurie. Gjithsesi, ajo nuk është nuk është marrë në konsideratë, sepse sipas palës shqiptare nuk ekzistojnë kushte të tilla që serbët të kalojnë nga VIP-i i aeroportit “Nënë Tereza”.

Pala shqiptare ka bërë të qartë se aeroporti nuk ka ndonjë fluks të madh dhe nuk ka përse të ketë ndonjë masë speciale, të paktën në aeroport. Nga ana tjetër, prej momentit të vënies së këmbës në tokën shqiptare dhe deri në momentin e largimit të skuadrës serbe nga Shqipëria do të ketë masa shumë të rrepta.

Policia është vënë në alarm dhe do të jetë shumë e vëmendshme për këtë çështje. Ndeshja mes Tiranës dhe Crvena Zvezdës do të luhet ditën e martë në orën 20:00 në stadiumin “Air Albania. Serbët do të bëjnë një stërvitje në stadiumin “Air Albania” si dhe do të zhvillojnë një konferencë për shtyp për mediat shqiptare dhe ato serbe.

(Kosova Sot Online )