Mourinho me fjalë të mëdha për Kimmichin: “Është njëri ndër lojtarët më të mirë në botë”

  • S.A /
  • 22 August 2020 - 10:02
Mourinho me fjalë të mëdha për Kimmichin: “Është njëri ndër lojtarët më të mirë në botë”

 

Jose Mourinho i ka dhënë një vlerësim të lartë Joshua Kimmichit, duke thënë se është njëri ndër lojtarët më të mirë në botë.

Lojtari gjerman kaloi nga mbrojtës krahu në mesfushor, aty edhe ku është pozita e tij natyrale, duke e ndihmuar Bayern Munichun që të kalojë në finalen e Ligës së Kampionëve.

Mourinho deklaroi se ai e sheh Kimmichin në të gjitha pozitat e fushës, gjë që rrallë lojtarë që mund ta bëjnë.

“Unë e shoh atë duke luajtur si top mbrojtës i djathtë, i majtë, në qendër, si numër 6, 8, 10, ai (Kimmich) i ka kualitetet për të gjitha”, ka thënë Special One për DAZN.

“Është një lojtar shumë inteligjent dhe arrin të kuptojë shumë shpejtë lojën e kundërshtarit, duke bllokuar lojën e tyre”.

“Mendoj se është një lojtar fenomenal, njëri ndër më të mirët në botë”, ka shtuar më tej Mourinho.

Bayerni mbështetet shumë në Kimmichin dhe e sheh atë si e ardhmja e klubit të tyre, gjersa është vetëm 25-vjeçar.

(Kosova Sot Online )