Challandes: Muriqi si Lukaku, shpresoj të nënshkruajë për Lazion

  • E.K /
  • 22 August 2020 - 14:45
Challandes: Muriqi si Lukaku, shpresoj të nënshkruajë për Lazion

Challandes shpreson që Muriqi të përfundojë në Serie A. Lazio e do sulmuesin e Kombëtares së Kosovës, për të cilin ka interesim edhe nga ekipe të Premierligës dhe Ligue 1

Trajneri i Kosovës, Berndard Challandes, të hënën pritet ta shpall listën e Kosovës për dy ndeshjet e shtatorit në Ligën e Kombeve.

‘Dardanët’ fillimisht me 3 shtator do të kenë punë me Moldavinë ndërsa tri ditë më vonë ballafaqohen me Greqinë në Stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Duke folur për aventurën te Kosova, ndeshjet e ardhshme, Challandes për mediat italiane foli edhe për të ardhmen e sulmuesit Muriqi.

Lazio po këmbëngulë më së shumti për sulmuesin e Kosovës dhe sipas trajnerit të ‘Dardanëve’, Simone Inzaghi do të përfitonte shumë me këtë transferim të mundshëm.

“Muriqi është një luftëtar, ai që do të hidhte veten në zjarr për ekipin. Është një lojtar i ngjashëm me Romelu Lukakun”, ka thënë tekniku zviceran i Kosovës.

“Unë shpresoj që të nënshkruajë për Lazion, do të ishte një nënshkrim i mirë. Një fat edhe për ekipin tim kombëtar. Djemtë e mi respektohen”, përfundoi ai.

Premierligë, Ligue 1, janë të tjera opsione për Vedat Muriqin. 

(Kosova Sot Online)