Pjanic i infektuar me coronavirus : Nuk duhet të marrim asgjë si të qenë

  • S.A /
  • 24 August 2020 - 08:38
 Pjanic i infektuar me coronavirus : Nuk duhet të marrim asgjë si të qenë

Miralem Pjanic ka pranuar se rezultimi pozitiv me COVID-19 e ka bërë të kuptojë se nuk duhet të marrim asgjë si të qenë. Mesfushori boshnjak ka nënshkruar për Barcelonën si pjesë e shkëmbimit me Arthur Melon, i cili do të luajë për Juventusin. Megjithatë, ai duhet ta shtyjë kalimin te klubi spanjoll, ku duhej t’i fillonte stërvitjet parapërgatitore gjatë kësaj jave.

Në vend të kësaj, Pjanic do të vetizolohet për 15 ditë, derisa testet e radhës të rezultojnë negative. “Fatmirësisht jam mirë dhe pa simptoma. Mirëpo, kam mësuar diçka, se asgjë nuk duhet ta marrim për të qenë, as edhe diçka që e konsiderojmë shumë të natyrshme”. “Jeta që po bëjmë tash, na mëson këtë. T’i respektojmë rregullat dhe të kemi kujdes, duke mos e lejuar veten në panik”, ka shkruar Pjanic në Instagram.

(Kosova Sot Online )