Fury i reagon Mayweatherit për stërvitjen me Wilderin: “Nuk ka rëndësi çfarë do ta mësosh, unë sërish do ta shkatërroj atë”

  • S.A /
  • 24 August 2020 - 08:44
Fury i reagon Mayweatherit për stërvitjen me Wilderin: “Nuk ka rëndësi çfarë do ta mësosh, unë sërish do ta shkatërroj atë”

Tyson Fury i ka reaguar Foly Mayweatherit që i ka ofruar njohuritë e tij në boks Deontay Wilderit për t’u stërvitur së bashku para trilogjisë.

32-vjeçari e ndaloi Bronze Bomberin në fillit të këtij viti në rimeç, për t’i rrëmbyer kështu titullin WBC në peshat e rënda.

Në fund të këtij vitit, Gypsy King do të zhvillojë trilogjinë me amerikanin, gjersa këtij të fundit i është ofruar shansin nga Mayweather që të stërviten së bashku.

Nga ky kontakt i tyre, Fury i ka reaguar kampionit që tashmë është i pensionuar nga boksi, duke i thënë se nuk ka rëndësi çfarë e mëson, ai sërish do e mposhtë.

“Floyd Mayweather, nuk ka rëndësi çfarë e mëson atë (Wilderin), do ta shkatërroj atë”, ka shkarkuar Fury në llogarinë e tij në Twitter.

Ish-boksieri i pamposhtur kishte shkruar më parë se nëse e stërvitë, mund të ndihmojë Wilderin se si të fitojë ndaj Furyt.

(Kosova Sot Online )