Nis epoka e Andrea Pirlos në Juventus

  • E.K /
  • 24 August 2020 - 13:32
Nis epoka e Andrea Pirlos në Juventus

Epoka e re në Juventus me Andrea Pirlon në krye të skuadrës ka nisur këtë mëngjes, pasi trajneri i ri i bardhezinjve e nisi sot punën bashkë me ndihmësin e vet, Igor Tudor.

Trajneri i kampionit italian mbërriti në J | Medical mëngjesin e sotëm dhe ishte i pari me kapitenin Giorgio Chiellini në vend.

Pas tyre mbërritën katër lojtarë, Mattia Perin, Aaron Ramsey, Dejan Kulusevski and Cristian Romero, të cilët do t’iu nënshtrohen testeve të zakonshme mjekësore para se t’i nisin stërvitjet parasezonale.

Nga sot, epoka e re e Juventusit nis dhe në krye të ekipit është vendosur ish-mesfushori bardhezi.

Pirlo u emërua trajner i Juves këtë muaj, në vend të të shkarkuarit Maurizio Sarri. 

(Kosova Sot Online)