U hodh nga motori pasi iu këputën frenat, piloti: Isha me fat që shpëtova

  • S.A /
  • 24 August 2020 - 13:57
U hodh nga motori pasi iu këputën frenat, piloti: Isha me fat që shpëtova

Piloti spanjoll i Yamaha, Maverick Vinales, ishte protagonist i një aksidenti të frikshëm në pistën austriake të Spielberg 24 orë më parë, ku u zhvillua gara e Çmimit të Madh të Stiria në Moto GP.

Motori i tij mbeti pa frena në fund të pjesës së drejtë, duke detyruar pilotin të hidhet për të evituar rrëzimin apo përplasjen me barrierat mbrojtëse.

“E vështirë të shpjegosh se çfarë ndodhi. Frenat u përkqeësuan gjkithnjë e më shumë, deri në momentin kur doreza u këput dhe nuk kisha më frena. Në ato momente nuk mendon, por pata fatin të shkëputem nga motori dhe kuptova se nuk mund të frenoja më. Jam me fat që veprova ashtu dhe jam gjallë”, tha Vinales, ndërkohë që motori i tij u përplas me 200km/orë dhe mori flakë.

(Kosova sot Online )