Gazetari publikon fotot e serbëve në kafenetë e Tiranës: Shqiptarët janë Europiane, nuk jane barbarë

  • E.K /
  • 25 August 2020 - 12:51
Gazetari publikon fotot e serbëve në kafenetë e Tiranës: Shqiptarët janë Europiane, nuk jane barbarë

Gazetari Artan Hoxha ka përcjellë në rrjetin social foto të drejtuesve të ekipit të Crvena Zvezda të cilët kanë qenë të ulur në një kafene të Tiranës. Në foto shquhet trajneri i Dejan Stankoviç me asistentët e tij Nebojsa Miloshevic, Milos Molojevic dhe ish-kapitenin Nenad Milijac.

“Siç e shihni, askush nuk u ka bërë atentat, askush nuk i ka sulmuar, askush nuk i ka provokuar, madje as i kanë parë me inat…Përkundrazi, pashë qytetarë që bënin foto me ta, sigurisht duke u marrë leje më pare.

Keshtuqe, media serbe duhet te qetesohet, se kampionet e tyre, askush nuk i ka “ngrene” deri tani ne Shqiperi…..

Shqiptaret jane Europiane, nuk jane barbare.

Duam ti mundim ne fushen e lojes, jo ti rrahim me dru…

Sigurisht, per ti mundur, jemi ne dore te Tiranes…

Kujtojmë se sot në orën 20:00 në Air Albania, luhet ndeshja mes Tiranës e Zvezda-s, ndeshje e vlefshme për raundin e dytë të kualifikimit në Champions League.

(Kosova Sot Online)