Chelsea nënshkruan me Ben Chilwell

  • A.P /
  • 26 August 2020 - 18:44
Chelsea nënshkruan me Ben Chilwell

Chelsea ka konfirmuar se ka transferuar Ben Chilwell nga Leicester. Sky Sports ka raportuar se shuma e paguar të Leicester është 50 milionë funte

Chilwell ka nënshkruar kontratë pesë vjet me skuadrën nga Stamford Bridge.

“Jam shumë i lumtur që po i bashkohem Chelsea në këtë kohë shumë të mirë për këtë klub. Po shikoj përpara që të jem pjesë e kësaj skuadre të re, dinamike që udhëhiqet nga Frank Lampard kurse ne do të garojmë për trofe sezonin e ardhshëm”, ka thënë mbrojtësi anësor anglez për faqen e klubit.

“Mezi pres që të filloj dhe shpresoj që nuk do të zgjas shumë dhe do të luaj para tifozëve të flaktë të Chelsea në Stamford Bridge”.

(Kosova Sot Online)