Interi kërkon që sezoni të shtyhet për një javë

  • A.P /
  • 27 August 2020 - 19:17
Interi kërkon që sezoni të shtyhet për një javë

CEO i Interit, Beppe Marotta ka prezantuar një kërkesë formale në Lega Serie A te shefi Paolo Dal Pino, ku shpreson që ta shtyjë sezonin 2020-21 për një javë

Raportet në Itali kanë thënë se zikaltërit kanë kërkuar më shumë kohë për t’u përgatitur për sezonin e ri, derisa lojtarët e Antonio Conte përfunduar sezonin 2019-20 më 21 gusht ku u mposhtën nga Sevilla.

Kalendari i Serie A do të publikohet më 1 shtator kurse ndeshjet e para të Serie A ishin planifikuar që të fillojnë më 19 shtator.

Nëse Interit i lejohet që të shtyhet një javë, zikaltrit mund të rikthehen në stërvitje më 5, 6 apo 7 dhe do të luajë në ndeshjen e dytë të Serie A që fillojnë më 26 apo 27 shtator dhe pastaj do ta luajë ndeshjen e parë më 30 shtator. 

(Kosova Sot Online)