Mancini publikon listën e Kombëtares se Italisë

  • A.P /
  • 27 August 2020 - 23:29
Mancini publikon listën e Kombëtares se Italisë

Trajneri i Italisë, Roberto Mancini ka ftuar 37 lojtarë për ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Bosnja Hercegovinës dhe Holandës. Për herë të parë ai ka ftuar Alessandro Bastonin, Manuel Locatellin dhe Francesco Caputo.

Rikthimi i Italisë në fushë për Ligën e Kombeve më katër dhe shtatë shtator, ku do të përballet me Bosnje Hercegovinën në stadiumin Artemio Franchi tri ditë para se ta vizitojë Holandën në Amsterdam Arena.

Kapiteni Giorgio Chiellini rikthehet në skuadër, përderisa tri fytyra të reja i janë prezantuar grupit. Mbrojtësi i Interit, Bastoni dhe dyshja e Sassuolos, Locatelli dhe Caputo të cilët janë ftuar të mblidhen në Coverciano më 29 gusht. 

Skuadra e Italisë për ndeshjet kundër Bosnjës dhe Holandës:

Portierë: Cragno (Cagliari), Donnarumma (Milan), Meret (Napoli), Sirigu (Torino)

Mbrojtës: Acerbi (Lazio), Bastoni (Inter), Biraghi (Inter), Bonucci (Juventus), Caldara (Atalanta), Chiellini (Juventus), D’Ambrosio (Inter), Di Lorenzo (Napoli), Florenzi (Roma), Mancini (Roma), Pellegrini (Juventus), Spinazzola (Roma)

Mesfushorë: Barella (Inter), Bonaventura, Castrovilli (Fiorentina), Cristante (Roma), Jorginho (Chelsea), Gagliardini (Inter), Locatelli (Sassuolo), Pellegrini (Roma), Sensi (Inter), Tonali (Brescia), Zaniolo (Roma)

Sulmues: Belotti (Torino), Bernardeschi (Juventus), Caputo (Sassuolo), Chiesa (Fiorentina), El Shaarawy (Shanghai Shenua), Immobile (Lazio), Insigne (Napoli), Kean (Everton), Lasagna (Udinese), Orsolini (Bologna)

(Kosova Sot Online)