“Barcelona gaboi rëndë me golashënuesin e tretë më të mirë në histori, Suarezin”

  • S.A /
  • 28 August 2020 - 11:17
“Barcelona gaboi rëndë me golashënuesin e tretë më të mirë në histori, Suarezin”

Fernando Muslera, portieri i përfaqësueses së Uruguait, i ka dalë në mbrojtje Luis Suarezit.

Luis Suarez është me një këmbë jashtë Barcelonës dhe edhe më e keqja në këtë mes është fakti që ai këtë e ka mësuar vetëm pas një telefonate të marrë nga trajneri, ku sipas mediave spanjolle, ia ka bërë me dije që nuk llogarit në të.

Për Muslerën, shokun e Suarez – kjo është e papranueshme, mënyra se si po trajtohet njëri ndër më të mirët në histori të Barcelonës.

“Trajtimi i situatës së Suárez përmes telefonit është mungesë respekti. Ai është golashënuesi i tretë më i mirë në histori të Barcelonës”, deklaroi Muslera.

Te Barcelona ka ndryshuar gjithçka që prej humbjes 8-2 nga Bayern Munich në Ligën e Kampionëve dhe priten ndryshime të mëdha.

Natyrisht, Lionel Messi për Barçën ishte i paprekshëm, por argjentinasi i befasoi të gjithë, i cili përmes ‘burofax’ zyrtarisht ka kërkuar largimin nga ‘Camp Nou’, pasi siç raportojnë mediat në Spanjë, ai e ndjen se cikli i tij me Barcelonën ka përfunduar.

(Kosova Sot Online )