McKennie arrin për teste mjekësore, së shpejti zyrtarizohet te Juve

  • S.A /
  • 28 August 2020 - 11:49
McKennie arrin për teste mjekësore, së shpejti zyrtarizohet te Juve

Gjatë ditës, Weston McKennie zyrtarisht pritet të bëhet futbollist i Juventusit.

Ai mbrëmë arriti në Torino, derisa sot mesfushori i talentuar i transferuar nga Schalke, ka arritur për teste mjekësore, para se të nënshkruajë me Zonjën e Vjetër.

Juve e ka marrë lojtarin në formë huazimi për 3 milionë euro me të drejtë blerje në fund të sezonit për 28 milionë euro.

(Kosova Sot Online )