Muller: “Kam folur me drejtorin e financave të Bayernit për Messin…”

  • S.A /
  • 28 August 2020 - 15:50
Muller: “Kam folur me drejtorin e financave të Bayernit për Messin…”

homas Muller, fitues i Champions League me Bayernin, komentoi çështjen Barcelona-Messi.

Muller, që ditë më parë e mundi Leon në finale, thotë se e dinte prej kohësh që do të vinte kjo ditë, kur Lionel Messi dhe Barcelona do t’i ndanin rrugët, edhe pse s’ka ende asgjë zyrtare. Ai gjithashtu në formë shakaje foli për mundësinë e transferimit në Bayern.

“Messi është një nga më të mirët, për të mos thënë futbollisti më i mirë në planet. I ulim kapelën karrierës së tij, por, duhej të vinte dita kur rrugët e Messit dhe Barçës do të ndaheshin”, u shpreh Muller për BILD. “Kam folur me drejtorin e financave të Bayernit disa herë… por nuk besoj se mund të bëjmë diçka”.

(Kosova Sot Online )