A po qëndron Messi? Ai ka kërkuar një takim urgjent me klubin e Barcelonës

  • A.P /
  • 28 August 2020 - 18:31
A po qëndron Messi? Ai ka kërkuar një takim urgjent me klubin e Barcelonës

Messi tashmë është temë diskutimi në të gjitha mediat e botës, kjo për faktin se ai po largohet nga klubi i Barcelonës.


Por si duket sot diçka ka ndryshuar në vendimin e Messit për t’u larguar nga “Camp Nou”.

Sipas raportimeve të fundit që vijnë nga gazetari i njohur Gerard Romero, Messi ka kërkuar një takim urgjent me udhëheqësit e Barcelonës për të gjetur një rrugëdalje miqësore.

Në negociatat mes klubit “katalanas” dhe Messit do të jenë edhe avokatët e këtij të fundit.

(Kosova Sot Online)