Dubois i pamëshirshëm, e rrëzon Snijdersin 4 herë brenda 200 sekondave

  • A.P /
  • 30 August 2020 - 10:15
Dubois i pamëshirshëm, e rrëzon Snijdersin 4 herë brenda 200 sekondave

Dubois i pamëshirshëm, e rrëzon Snijdersin 4 herë brenda 200 sekondave

Daniel Dobois e ka mposhtur Ricardo Snijdersin pas vetëm dy rundeve, duke e dëshmuar fuqinë e vet shkatërruese. Ky triumf ia siguron atij mundësinë për të luftuar për titullin evropian dhe britanik në kategorinë e rëndë kundër Joe Joyce.

22-vjeçari i pamposhtur është detyruar të presë për betejën britanike dhe evropiane me Joyce dhe i mprehu aftësitë ndaj holandezit, të cilin e rrëzoi katër herë para se gjyqtari ta ndërpriste meçin.

Snijders erdhi në këtë luftë si zëvendësues dhe nuk i mbijetoi detyrës, duke përfunduar në dysheme dy herë në rundin e parë, pas goditjeve dërrmuese të Dubois.

Në kërkim të një fitoreje tjetër të shpejtë, Dubois s’i ndali grushtet dhe e rrëzoi edhe dy herë Snijdersin duke e detyruar gjyqtarin ta ndërpresë luftën për ta parandaluar ndëshkimin e mëtejmë të tij.

Ende nuk ka datë për meçin mes Dubois dhe Joyce për titullin evropian dhe britanik në kategorinë e rëndë. 

(Kosova Sot Online)