Zyrtare: Tottenhami i Mourinhos përforcohet me një mbrojtës

  • A.P /
  • 30 August 2020 - 13:20
Zyrtare: Tottenhami i Mourinhos përforcohet me një mbrojtës

Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho, ka zyrtarizimin afrimin e fundit në skuadrën e tij. Ai ka siguruar shërbimet e mbrojtësit të krahut të djathtë, Matt Doherty.

28-vjeçari është një lëvizje e goditur, pasi ka vite që luan si futbollist stabël tek ekipi i Wolves, ndërsa sivjet ra më shumë në sy.

Irlandezi nuk i tundoi dot kërkesës së teknikut portugez dhe vendosi të ndryshojë ambient.

Ai u ble nga skuadra e “Spursave” për 16.5 milionë euro.

Një shifër modeste duke marrë parasysh se sa kanë shpenzuar ekipet e kreut gjatë viteve, ndërsa Chelsea ka thyer arkën sivjet.


(Kosova Sot Online)