Messi duhet të shpjegojë publikisht se cfarë po ndodh, thotë Fran

  • S.A /
  • 01 September 2020 - 10:03
Messi duhet të shpjegojë publikisht se cfarë po ndodh, thotë Fran

Shumë pak futbollistë mund të thonë se janë lojtarë që i takojnë vetëm një klubi dhe Fran Gonzalez është njëri prej tyre, pasi e ka kaluar të tërë karrierën e vet në Deportivo La Coruna.

Fran, si një njeri që tërë karrierën ia ka kushtuar një klubi të vetëm, ka folur për situatën e Lionel Messit, i cili e ka kërkuar largimin nga Barcelona pas gati dy dekadave në Camp Nou.

Messi duhet t’i sqarojë çështjet në publik, sipas Fran.

“Kjo është situatë e komplikuar dhe e dhimbshme për të gjithë”, tha Fran për MARCA.

“Tani kur thashethemet nuk kanë të ndaluar, gjëja më e mirë do të ishte që të dy palët të dalin publikisht dhe t’i shpjegojnë gjërat”, sipas tij.

“Do të ishte mirë nëse Messi do ta mbante një konferencë për media për të shpjeguar se çfarë ka ndodhur. Po flasim për një lojtar që e sheh një herë në jetë, i cili ka dhënë shumë në epokën më të suksesshme në histori të klubit”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online )