Brock Lesnarit i ofrohet mundësia që të rikthehet në UFC dhe të përballet me legjendën më të madhe të MMA

  • S.A /
  • 01 September 2020 - 16:54
Brock Lesnarit i ofrohet mundësia që të rikthehet në UFC dhe të përballet me legjendën më të madhe të MMA

Presidenti i Bellatores, Scott Coker ka thënë se është i interesuar të organizojë një përballje mes Brock Lesnarit dhe Fedor Emelianenkos.

Ish-kampioni i UFC-së, Lesnar është një agjent i lirë pas largimit nga WWE dhe lidhet me një rikthim në MMA.

Dhe Coker ka shfaqur një interesim për të nënshkruar Lesnar, për të zhvilluar më pas një meç në kafazë me Emelianenkon.

Kur është pyetur për interesimin që të sjellë Lesnarin në Bellatore, ai ka thënë: “Po, nëse ai me të vërtetë është i gatshëm. Fedro vs Brock, do të ishte interesant”, ka thënë Coker.

Emelianenko ka luftuar për herë të fundit në dhjetor të vitit të kaluar, ku kishte fituar ndaj Jackson në Bellatore 237.

Lesna, në anën tjetër, nuk ka zhvilluar një përballje që nga qershori i vitit 2016, kur kishte një meç në kuadër të UFC 200.

(Kosova Sot Online )