Përkundër dyshimeve për kurdisje të tenderit, FFK-ja edhe zyrtarisht ia bën “përhajr” Devollëve Superligën e Kosovës

  • A.P /
  • 02 September 2020 - 19:22
Përkundër dyshimeve për kurdisje të tenderit, FFK-ja edhe zyrtarisht ia bën “përhajr” Devollëve Superligën e Kosovës

Devollët përfundimisht kanë hyrë edhe në futbollin e Kosovës. Dhe, “merita” për këtë ka Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) në krye me Agim Ademin pasi përmes një procesi shumë të dyshimtë ia ka shituar drejtat televizive për kampionatin e ri të Kosovës “Artmotion”, që është në pronësi të Devollëve.

“Komiteti Ekzekutiv i FFK-së e ka miratuar rekomandimin e Komisionit për Shqyrtimin e Ofertave për të Drejtat Televizive të Superligës për lidhje të kontratës me ofertuesin më të suksesshëm dhe çmimin më të lartë – ofertuesin “Art Motion & Klan Kosova” nga Prishtina”, thuhet në njoftimin e FFK-së, ku potencohet se drejtat televizive janë shitur për 380 mijë euro.

 

Të martën raportoi se “Artmotion” – që është në pronësi të Devollëve, të cilët nuk lënë tender pa e fituar – do ta fitojë tenderin nga ana e FFK-së, përmes një procesi shumë të dyshimtë.

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) e kishte hapur tenderin më 5 gusht. Kompanitë mediale kishin afat deri më 12 gusht të konkurronin. Por, fituesi nuk është shpallur as disa javë pas mbylljes së afatit të tenderimit.

Fitorja e “Artmotion” në futbollin kosovar përflitej muaj më herët para hapjes së tenderit. Po ashtu, ofertat financiare janë mbajtur të fshehta për disa ditë. Ndërsa, praktikat dhe ligjet në Kosovës i obligojnë instucionet që ofertat financiare me i çelë në prezencë të palëve. Dhe, kjo i shton dyshimet mbi korrektësinë e këtij procesi.

Dyshime mbi këtë proces kanë shprehur edhe klubet të cilat qe disa javë janë mbajtur në terr informativ.

(Kosova Sot Online)