Momenti kur Jorge Messi largohet nga zyret e Barcelonës, shkon drejt në shtëpinë e djalit të tij

  • S.A /
  • 03 September 2020 - 14:18
Momenti kur Jorge Messi largohet nga zyret e Barcelonës, shkon drejt në shtëpinë e djalit të tij

Ndryshim drastik rreth së ardhmes së Leo Messit. 33-vjeçari, që fillimisht ishte pothuajse jashtë Barcelonës, befasisht tani raportohet se 90% ka shanse të qëndrojë edhe të paktën një vit në ‘Camp Nou’.

Dukej se çdo gjë ka marrë fund, por do të ndodhë e kundërta, të paktën kështu raportojnë mediat në Spanjë.

Në mëngjesin e së enjtes, Jorge Messi është takuar me numrin një të Barcelonës, Josep Maria Bartomeu dhe sipas Mediaset, bisedimet kanë qenë pozitive dhe Leo do të luajë edhe për të paktën një vit në “Camp Nou”.

Ai është larguar me shpejtësi pas takimit me Bartomeun dhe tani sipas ‘El Chiringuito’, gjendet në shtëpinë e djalit të tij, Lionel Messi. Ata do t’i shikojnë të gjitha opsionet e mundshme dhe mund të jetë ditë vendimtare sa i përket të ardhmes së Leos.

(Kosova Sot Online )