Ylli i Real Madridit mbërrin në Milan

  • E.K /
  • 03 September 2020 - 15:35
Ylli i Real Madridit mbërrin në Milan

Sulmuesi i talentuar i Real Madridit, Brahim Diaz, ka mbërritur në Milano për t’i kryer testet e zakonshme mjekësore, para se t’i bashkohet Milanit.

I riu spanjoll zbarkoi në Itali të mërkurën në mbrëmje dhe sot do t’i bëjë testet e kërkuara mjekësore, para se të nënshkruajë marrëveshje huazimi me kuqezinjtë.

Mediat italiane shkruajnë se Diaz do ta bartë fanellën me numrin 21, të cilën e veshi Zlatan Ibrahimovic sezonin e kaluar.

Real Madridi u pajtua ta lërë Diazin të luajë për Milanin një sezon.

Ai nuk ka vend në skuadrën e Zinedine Zidane, i cili i ka kërkuar të fitojë përvojë duke luajtur diku tjetër. 

(Kosova Sot Online)