Vjen mesazhi i mbrojtësit të Kosovës para ndeshjes me Moldavinë

  • S.A /
  • 03 September 2020 - 14:45
Vjen mesazhi i mbrojtësit të Kosovës para ndeshjes me Moldavinë

Aliti është gati për Moldavinë. Ai pritet të startojë në qendër të mbrojtjes së bashku me kapitenin, Amir Rrahmani. Kosova do të nisë sonte një tjetër aventurë në Ligën e Kombeve, pas sezonit debutues tejet të suksesshëm për “Dardanët” vitin e kaluar. Kombëtarja jonë do të ketë punë me Moldavinë, sfidë që do të zhvillohet në Itali nga ora 20:45.

Qendërmbrojtësi i Kosovës, Fidan Aliti, pritet të startojë bashkë me Amir Rrahmanin në mbrojtje dhe ai është gati për të bërë një paraqitje të mirë dhe për ta ndihmuar Kosovën të nisë këtë rrugëtim në Nations League me tri pikë. “Jemi gati”, ka shkruar Aliti në rrjetin social Facebook.

(Kosova Sot Online )