Messi nuk paraqitet për testin për COVID-19

  • G.G /
  • 05 September 2020 - 13:12
Messi nuk paraqitet për testin për COVID-19

Lionel Messi ka marr vendim që të qëndrojë në Barcelonë.

Por, atje ku shumë gazetarë prisnin që Messi t’i rikthehet normalitetit, ai nuk u paraqit.

Messi duhet fillimisht të bëjë testin PCR për koronavirus, para se t’i bashkohet ekipit në stërvitje, por as sot nuk do të ndodhë diçka e tillë.

Leo e kërkoi largimin nga Barcelona, por s’u lejua nga Josep Bartomeu, duke ia bërë me dije se mënyra e vetme është që të paguhet klauzola 700 milionë euro ose me gjyq. 

(Kosova Sot Online)