Zanetti e mohon se Interi është në bisedime me Barcelonën për Lautaron

  • S.A /
  • 08 September 2020 - 08:50
Zanetti e mohon se Interi është në bisedime me Barcelonën për Lautaron

Zëvendëspresidenti i Interit, Javier Zanetti, ka këmbëngulur se klubi nuk është në bisedime me Barcelonën për ta shitur Lautaro Martinezin këtë verë.

Sulmuesi argjentinas i zikaltërve është synim i Barçës së Ronald Koeman dhe së fundmi, mediat spanjolle raportuan se gjiganti katalonas i ka rinisur bisedimet për blerjen e tij.

Kjo është hedhur poshtë nga Zanetti, megjithatë, i cili ka thënë për TyC Sports, se Lautaro për më tepër dëshiron të qëndrojë në Itali.

“Në rastin e tij, si lojtar i ri me kaq shumë potencial, është normale që klubet e tjera e kërkojnë”, tha Zanetti.

“Por ajo që e kuptoj unë çdo ditë është se Lautaro dëshiron të qëndrojë në Itali. Për momentin, nuk ka bisedime mes Interit dhe Barcelonës”, nënvizoi ai.

“Ne jemi të lumtur me të dhe e di se edhe ai është i lumtur këtu”, shtoi Zanetti.

(Kosova Sot Online )