Interi, optimist për transferimin e Vidalit

  • S.A /
  • 08 September 2020 - 16:44
Interi, optimist për transferimin e Vidalit

“Nerazzurri” po e kërkojnë qe një kohë të gjatë mesfushorin e Barcelonës, i cili pritet të largohet nga “Camp Nou” në javët në vazhdim. Interi duket se do të jetë mjaft aktiv në afatin kalimtar, në prag të fillimit të sezonit të ri në Serie A. “Nerazzurri” po shikojnë të përforcohen mbi të gjitha në mesfushë. Krahas N’Golo Kantes, Zikaltrit ia kanë vënë syrin edhe mesfushorit të Barcelonës, Arturo Vidal.

Futbollisti kilian pritet të largohet nga Camp Nou në ditët apo javët në vazhdim. Dhe, ish-futbollisti i Bayer Leverkusenit, Juventusit dhe Bayern Munichut pritet të rikthehet në Serie A për t’iu bashkuar Interit. Mediumi italian “Sky Sport Italia” shkruan se finalisti i Europa Leagues do të nënshkruajë me futbollistin luftarak për dy vjet, deri më 2022.

(Kosova Sot Online )