Ronaldo: Futbolli pa tifozë si cirku pa gaztorë, si kopshti pa lule

  • S.A /
  • 09 September 2020 - 10:27
Ronaldo: Futbolli pa tifozë si cirku pa gaztorë, si kopshti pa lule

Cristiano Ronaldo e ka krahasuar futbollin pa tifozë me shkuarjen në një cirk ku nuk ka fare gaztorë. Sulmuesi i Juventusit i shënoi dy gola në fitoren e Portugalisë 2:0 kundër Suedisë në Ligën e Kombeve të martën mbrëma.

E marta ishte një natë historike për Ronaldon, i cili e kaloi shifrën e 100 golave për ekipin kombëtar, duke u bërë vetëm futbollisti i dytë që e shënon një arritje të tillë.

Ndeshja në Stokholm, megjithatë, u zhvillua pa praninë e shikuesve në tribuna, si pasojë e pandemisë koronavirus dhe Ronaldo tregoi pas ndeshjes se sa shumë i mungojnë tifozët.

“Kur bëj diçka më pëlqen të më fishkëllejnë sepse më drithëron. Por shëndeti është në radhë të parë, nëse OBSH-ja thotë se nuk ka kushte për lejimin e tifozëve, e kuptoj. Njeriu është më i rëndësishmi”, tha Ronaldo pas ndeshjes.

“Të luash pa tifozë është sikur të shkosh në cirk dhe të mos shohësh gaztorë, është si të shkosh në kopsht dhe të mos shohësh lule”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online )