Bayern Munich e kthen Perisicin në Inter

  • E.K /
  • 09 September 2020 - 18:14
 Bayern Munich e kthen Perisicin në Inter

Trajneri i Bayern Munich, Hansi Flick, ka konfirmuar se klubi ka vendosur të mos e blejë Ivan Perisicin, prandaj kroati do të kthehet në Interi në pritje të mundësive të tjera.

Anësori 31-vjeçar iu bashkua Bayernit verën e kaluar në huazim 5 milionë eurosh me mundësi për klubin gjerman që ta blejë për 20 milionë euro në fund të sezonit.

Bayerni s’e shfrytëzoi këtë mundësi por u përpoq të arrijë marrëveshje me Interin për blerjen e tij me çmim më të vogël, por në fund hoqi dorë nga ai përfundimisht.

“Ne kemi vendosur të mos vazhdojmë me Alvaro Odriozola, Philippe Coutinho dhe Ivan Perisic”, tha Flick.

Perisic i bëri 35 paraqitje për Bayernin dhe e fitoi tripletën me të sezonin e kaluar.

Në 35 paraqitje, ai u përfshi në 18 gola, tetë gola dhe 10 asiste.

Mbetet të shihet nëse Antonio Conte do ta mbajë atë në Inter apo do ta shesë.

(Kosova Sot Online)