PSG interesohet në El Shaarawy

  • A.P /
  • 09 September 2020 - 21:49
PSG interesohet në El Shaarawy

Raportet në Francë thonë se Paris Saint-Germain është duke u përpjekur ta sjell në skuadër Stephan El Shaarawy nga Shenghai Shenhua

Italiani mbush 28 vjet muajin e ardhshëm dhe është në Kinë që një vit, prej që është transferuar nga Roma për 16 milionë euro.

Sipas Telefoot, El Shaarawy shihet si një alternativë e lirë për PSG.

Sulmuesi i krahut u rrit në akademinë e të rinjve në Genoa, u transferua në Milan për 20 milionë euro më 2011.

Ai luajti në Francë për Monaco, mandej në Romë, por që asnjëherë nuk tregoj potencialin e tij që është pritur.

I quajtur “Faraoni i vogël” ka arritur që të shënoi katër gola nga 25 paraqitje për kombëtaren e Italisë. 

(Kosova Sot Online)