Bonaventura largohet nga Milani

  • A.P /
  • 10 September 2020 - 17:44
Bonaventura largohet nga Milani

Tashmë është zyrtare. Giacomo Bonaventura i është bashkuar Fiorentinës.

Pas gjatë viteve në “San Siro”, Giacomo Bonaventura edhe zyrtarisht është larguar nga Milani për të vazhduar karrierën te Fiorentina.

 

Atij iu lejua të ndërprerje kontratën me shtatë herë kampionët e Evropës dhe ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me Fiorentinën.

31-vjeçari kaloi testet mjekësore në fillim të javës dhe tani ka nisur edhe stërvitjet.

Bonaventura u ble nga Atalanta për 5.3 milionë euro në vitin 2014 dhe bëri 184 paraqitje për Milanin duke shënuar edhe 35 gola.

Ai numëron 254 paraqitje në Serie A në përgjithësi, 44 gola dhe 38 asiste.

(Kosova Sot Online)