Lëvizja e Suarez në Juventus, në dyshim

  • A.P /
  • 10 September 2020 - 19:29
Lëvizja e Suarez në Juventus, në dyshim

Disa media në Spanjë kanë shkruar sot që Luis Suarez nuk do të largohet nga Barcelona, që do të thotë se Juventus duhet të mendoj për sulmues të tjerë

Suarez i është thënë në një telefonatë 90 sekondeshe nga trajneri i ri Ronald Koeman se ai nuk është na planet e tij për këtë sezon.

Derisa kontrata e tij pritet që të skadojë në qershor të vitit 2021, ai ka kërkuar shfuqizim më herë për kontratën me marrëveshje të ndërsjellë.

Këto negociata kanë vazhduar por ende nuk ka një zgjidhje.

Vendimi i Lionel Messi për të qëndruar edhe një sezon më shumë e ka ndryshuar situatën, sidomos për atë se ai është shumë shumë i mirë me Suarez derisa sot janë parë duke shkuar në stërvitje së bashku.

Sipas Mundo Deportivo dhe Deportes Cuatro, nuk është e garantuar që Suarez do të largohet nga Barcelona.

Relativisht ka edhe opsione tjera në skuadër dhe humbja e tij do të thotë që Barcelona do të këtë edhe më shumë shpenzime në paga.

Suarez po ashtu nuk mund të nënshkruajë me Juventusit pa pasur pasaportë italiane, një gjë që vlen për personat jashtë BE dhe i duhet disa javë për të kompletuar lejen e punës.

Ai mund ta merr shtetësinë italiane pasi që gruaja e tij ka prejardhje nga ky vend.

Nëse Suarez nuk shkon, atëherë Juventus duhet ta gje një sulmues tjetër në pozitën 9.

Edin Dzeko konsiderohet zgjidhje e parë, por duket se ai do të mbetet të Roma pasi që Napoli kërkon 50 milionë euro për Arkadiusz Milik.

Atletico Madrid raportohet se ka kthyer prapshtë një ofertë në vlerë 50 milionë euro për Alvaro Morata. 

(Kosova Sot Online)