El Shaarawy dëshiron rikthimin në Europë

  • A.P /
  • 10 September 2020 - 21:22
El Shaarawy dëshiron rikthimin në Europë

Stephan El Shaarawy mund të largohet në huazim nga Shanghai Shanghua, me Romën, PSG, Arsenalin dhe Atletico Madridin që konsiderohen opsione

Raportet në France që vinë nga media kryesore atje, Telefoot, tregon se El Shaarawy është një opsion i lirë për Paris Saint-Germain.

Sky Sport Italia ka konfirmuar në anën tjetër që italiani do t’i lejohet të kthehet në Europë si huazim deri në janar, me mundësi vazhdimi deri në kampionatin e shtyrë të Europës, Euro 2020.;

Gianluca Di Marzio ka shkruar se PSG është më se shumti e interesuar, kurse situatën po e shikon edhe Arsenali dhe Atletico Madrid.

Megjithatë, El Shaaraëy preferon rikthimin në Romë, nga e cila skuadër u larguar për 16 milionë euro para një viti.

Ish talenti i Genoas dhe Milanit që ka nofkën “Faraoni i vogël”, për shkak se babai i tij është egjiptian, mbush 28 vjet muajin e ardhshëm dhe ka pasur 25 paraqitje për Kombëtaren e Italisë.

(Kosova Sot Online)