Arrestohet ish-gjyqtari i La Ligas, akuzohet për ngacmimin e një zyrtari

  • S.A /
  • 11 September 2020 - 10:31
Arrestohet ish-gjyqtari i La Ligas, akuzohet për ngacmimin e një zyrtari

Skandal në Spanjë ku i përfshirë është një ish-arbitër i njohur. Jose Luis Paradas Romero i cili ka gjykuar në karrierën e tij plot 90 ndeshje të La Ligas është arrestuar nga policia spanjolle për ngacmim. Diaro Sur raporton se ai ka ngacmuar një zyrtar tjetër, Juan Cassa, anëtar i Këshillit të Qytetit të Malagas. Për tre muaj, ish-arbitri telefononte me numër të fshehtë gjatë ditës dhe shpesh gjatë natës, madje gjatë orëve të natës e bënte më shpesh një veprim të tillë. Paradas Romero tani është kreu i Sektorit të Sporteve në Këshillin e Qytetit të Malagas.

Gjithçka doli në dritë kur Cassa pranoi se prona e tij kishte pësuar disa sulme zjarrëvënieje. Vetë ai nuk kishte bërë një lidhje të telefonatave dhe këtyre incidenteve.

(Kosova Sot Online )